Baloteli ka marrë sërish qendrën e vëmendjes dhe si gjithmonë jo për lajme pozitive. Në media u përfol gjatë se sulmuesi Italian kishte një konflikt me klubin dhe se nuk ishte paraqitur në stërvitje me lojtarët e tjerë. Një shenjë kjo që tregonte qartë se rrugët mes dy palëve do të shkonin drejt ndarjes.
Mëgjithatë “Super Mario” i hedh poshtë të gjitha këto zëra, madje nuk kursen as ironinë duke us shprehur se nuk e dinte të ishte një fantazmë e padukshme. Sipas futbollistit të Breshias provat janë aty dhe dëshmojnë se ka ndjekur seancat stërvitore me klubin, ndryshe nga ç’pretendohet në media.
“Nuk mendoja se isha i padukshëm. Si mund të shkruani që nuk jam duke stërvitur në fushë? Ka gazetarë në qendrën stërvitore në të gjitha seancat e mia, padyshim me kamerat e tyre televizive! Unë ndjek dy seanca trajnimi në ditë, pothuajse çdo ditë! Si mund t’i mohoni provat? Nuk mendoja se isha një fantazmë, e padukshme për kamerat. Kontrata? Në kohën e duhur do të shpjegoj me saktësi gjithçka dhe do e kuptoni të gjithë”, ka thënë Mario Baloteli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/