Nga Klaudio Ndreca
Në javën e shkuar Lorenc Jemini ka kthyer kokën pas në kohën kur arbitronte në Superiore dhe ka veçuar një nga gabimet e kryera. Bëhej fjalë për një penallti të padrejtë të dhënë në favor të Skënderbeut, atje ku korçarët fituan me penallti në shifrat 1-0 ndaj Flamurtarit. Atje edhe kampionati do të merrte një tjetër drejtim, ndërsa deri në atë moment kryesohej nga vlonjatët.
I pranishëm në “E diela Proces” ishte trajneri Bledi Shkëmbi dhe ish-kapiteni i Skënderbeut. Kur është diskutuar mbi Lorenc Jeminin, ka pasur këtë vlerësim: “Ka bërë disa gabime, por nuk ka bërë mëkate. Nuk është nga ata persona që mëkatojnë Jemini”, tha Shkëmbi.
Gjithashtu duke shtuar edhe për të ardhmen, teksa në sezonin e ardhshëm pritet të rikthehet sërish në pankinë. “Kam pasur dy oferta dhe jam ende duke diskutuar me këto ekipe. Shpresoj që të bëj zgjedhjen më të mirë dhe më të saktë”. /Sport Ekspres/