Bajerni i Mynihut nuk di të zhgënjejë në Bundesligë, duke e mbyllur pjesën e parë ndaj Fortunës së Dyzeldorfit me shifrat 3-0. Protagonist kryesor këtë herë ka qenë një mbrojtës, i cili ka vendosur fatin e 45 minutave të para. Pikërisht Benjamin Pavard ka qenë kryefjala në fraksionin e parë të lojës. Talenti francez dërgoi topin në rrjetë në minutën e 15-të, megjithëse një devijim i Jorgensen do të bënte që të cilësohej autogol. Ndërkohë vetëm 14 minuta më vonë, Pavard i dërgon shifrat në 2-0, me anë të një dogitje me kokë nga këndorja.
Por më shumë se goli vëmendje ka tërhequr festimi i tij tejet unik. Mbrojtësi i Bajernit ka vendosur të bëjë shenjën e VAR-it dhe duar, duke pretenduar se ka marrë edhe konfirmimin e këtyre të fundit për golin e tij. Një festë e veçantë kjo, që sillet për herë të parë nga Pavard, ndërsa në të ardhmen mund të ktheht në modë edhe për futbollistët e tjerë.
Ndërkohë 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt do të ishte i përhershmi Robert Levandovski ai që do të tundte rrjetën. Padyshim që një makineri goli si sulmuesi polak nuk mund të qendrojë pa e përfshirë emrin e tij në listën e golashënuesëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/baketerana/status/1266777348768178177?s=07&fbclid=IwAR1DrhKaEFA79jBJ6UamKwD8Sg-rA1ZaQY610T8BaGIkhMixZa0JFHF0Lj8
https://twitter.com/danhiromero/status/1266774160593899520
El gol que acaba de hacer Lewandowski, por favor.
Qué bálsamo contra la pandemia el regreso del fútbol ?? pic.twitter.com/3qDhN8dSEO— Juan Luis González ? (@juanelegonzalez) May 30, 2020