Bundesliga ka mbyllur edhe ndeshjet e orës 15:30 të javës së 29. Shalke ka harruar të fitojë që prej rifillimit të sezonit duke humbur në shtëpi ditën e sotme edhe ndaj Verderit të Rashicës, ekip që është në luftë në mbijetesë. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar asist në golin spektakolar të Bittencourt në minutën e 32. Një peshë faji këtu ka edhe mbrojtësi Todibo, i cili e tepron me mbajtjen e topit në këmbët e tij.
Ndërkohë ajo që vihet re është edhe rizgjimi i Kristof Piatek. Polaku është kthyer sërish protagonist për Hertën e Berlinit, teksa po në fund të takimit tund për herë të dytë rrjetën kundërshtare. Këtë herë nuk shënon nga pika e bardhë e penalltisë, ndëra në minutën e 3-të të shetës vulos fatin e takimit në 2-0 kundër Augsburgut.
Ndërkaq janë mbyllur edhe dy takimet e tjera mes Mainzit dhe Hofenheimit që ka përfunduar në shifrat 0-1, ndërsa Frankfurti ka marrë një fitore që u vendos nga Kamada në minutën e 85, duke mposhtur Volfsburgun me shifrat 1-2./Halit Delibashi-Sport Ekpres/
https://twitter.com/danhiromero/status/1266736104507670528
?? GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL
Dilrosun abre o placar pro Hertha Berlin
Hertha Berlin 1 x 0 Augsburg#AlemãoFOXSports pic.twitter.com/QXbmm3VQwh
— Futebol no Mundo (@futebolnomundo) May 30, 2020
https://twitter.com/fsgoaltv/status/1266752952989093898