Nga Klaudio Ndreca
Leverkuseni ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 ndaj Freiburgut falë golit të Kai Havertz. Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar në minutën e 55, duke e ngjitur skuadrën e tij në vendin e tretë dhe me vetëm një pikë larg Dortmundit.
Një shpërthim i madh i ardhur nga ana e Havertz, që ka shënuar një numër të lartë golash pas periudhës së pandemisë. Kështu në 4 ndeshjet e zhvilluara së fundmi ka arritur që të shënojë 5 gola, duke u shprehur më mirë pa tifozë. Ndërkohë në 22 ndeshjet e zhvilluara deri në shpërthimin e Koronavirusit, Havertz e kishte tundur vetëm gjashtë herë portën kundërshtare. Futbollist ky që ka fituar vëmendjen e shumë ekipeve të njohura në Europë, me Leverkusenin që është më pranë se kurrë arritjes në “Champions League”. /Sport Ekspres/
Havertz Goal | Freiburg 0-1 Leverkusen
— AD Comps (@compsfooty) May 29, 2020