Armand Duka ka folur në lidhje me situatën e fundit të futbollit në Shqipëri. Në një intervistë të fundit për “Skan”, presidenti i FSHF ka prekur edhe temën e investimeve në këtë sport. Me bindjen e madhe se nëse do të ketë një kthim të vëmendjes dhe investimeve nga ana e Qeverisë karshi futbollit, atëherë garantohet se brenda 3 vitesh do të korren edhe sukseset.
“Jam i kënaqur që kjo periudhë pandemie po kalon. Për zhvillimin e futbollit janë faktor politikat shtetërore, jo vetëm të Federatës. Është e pamundur ndryshe. Pse jo futbollit të jetë një degë e rëndësishme e ekonomisë, Shqipëria i ka të gjitha kushtet. Kombëtarja është gjëja më e mirë që kanë prekur shqiptarët. Rikthimi në shtator uroj që të marrë formën e para pandemisë dhe e nisim me Nationals League që kemi pretendimet tona për të dalë të parët në grup.
FSHF ka investuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës si në Elbasan, Shkodër, Kukës etj. Kjo periudhë pandemie nuk ka prekur buxhetet e investimeve dhe projektet do të vazhdojnë si më parë. Dëmi më i madh do të jetë në pjesën e spektatorëve, megjithëse nuk kemi shumë, por kemi mesatarisht 3000-4000 për ndeshje. Ne kemi sot fusha futbolli në Tiranë se në vitet 90. Kemi dëshirën e shumë fëmijëve për bashkimin me futbollin, por venitet nga infrastruktura. I kam thënë Edi Ramës dhe gjithëkujt të Qeverisë që nëse investohet në 100 fusha të reja, atëherë në 3 vite do të jemi konkurrent në çdo garë Europiane.
Pra 1/3 këtu do ta mbështes FSHF në investim, pastaj 1/3 Qeveria dhe pjesën tjetër pushteti vendor. Ne me Qeverinë kemi marrëdhënie të mira, kemi bêrë investime të përbashkëta, por kemi qenë kritik edhe për të përmirësuar kushtet. Kemi qenë kritik kur sportistët u anashkaluan deri në injorim nga ana e Qeverisë për shkakun e pandemisë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/