Kapiteni i Watford zbulon komentet dhe mallkimet e tifozëve për fëmijën e porsalindur: Ishalla e zë Koronavirusi djalin tënd

COVID-19 ishte një nga ngjarjet më të paharrueshme të ndodhur në shekullin e 21-të, sepse e gjithë bota pësoi një izolim total përshkak të pandemisë. Për më shumë dëmet në njerëz ishin të panumërta, deri ditën e sotme numërohen rreth 6 milionë të prekur dhe mbi 350,000 të vdekur.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur në Angli, aty ku kapiteni i ekipit Ëatfordit është kërcënuar rëndë deri në mallkime ndaj djalit të tij, të cilit i uruan që ta infektojë koronavirusi.

Troy Deeney tha për CNN se ishte i shokuar me komentet negative të disa personave të cilët arritën edhe t’i urojnë më të keqen për djalin e tij të sapolindur. “Unë pashë disa komente në lidhje me djalin tim, njerëz duke thënë: Shpresoj që djali juaj të marrë virusin. Kjo është pjesa më e vështirë për mua. Nëse i përgjigjeni këtyre, njerëzit ata thonë: Ah, e zumë ngushtë dhe vazhdojnë ta bëjnë përsëri atë. Në këto ditë të vështira duhet të mendojmë si të kthehemi sa më shpejtë në punë dhe jo të urojmë të këqijat ndaj personave të tjerë”,- u shpreh kapiteni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *