Një dënim të rëndë ka marrë ekipi i LASK për skandalin e stërvitjes së skuadrës në kohën e karantinës. Këtë denoncim e ka bërë edhe ish-trajneri i Kukësit, Peter Pakult, i cili kërkoi dënim me heqje pikësh.
Kjo ka ndodhur pasi Lask është dënuar me gjashtë pikë zbritje. Në këtë mënyrë ka lënë kreun e kampionatit në Austri, duke ia lënë vendin Salzburgut. Gjithashtu do të ketë edhe një dënim me gjobë prej 75.000 eurosh për stërvitjen në kohën e izolimit. Kjo ka ardhur pasi u cilësua se LASK në këtë mënyrë e bënte vazhdimin e kampionatit të pabarabartë, pasi lojtarët e tyre ishin më të përgatitur në anën fizike në krahasim me rivalët e tyre. /Sport Ekspres/