Mario Baloteli do të mbyllë një sezon me shumë luhatje te Breshia, ndërsa shpesh herë ka rënë edhe në epiqendër të vëmendjes mediatike. Ashtu siç ndodh rëndom me këtë sulmues, pasi ndryshon nga të tjerët.
Ekipi ndodhet në vendin e fundit të Serisë A dhe nëse gjithçka do të mbyllet në këtë mënyrë, atëherë largimi është i pashmangshëm, pasi një lojtari si Baloteli nuk e pranon Serinë B. Një gjë të tillë e ka pohuar dhe vetë presidenti i Breshias, Celino.
“Baloteli është një djalë i veçantë, por me kokën e tij nuk është më këtu me ne dhe këtë e marrë si të mirqenë. Nuk ka asgjë më ndryshe sesa nga ajo që ka bërë gjithmonë. Është pak anarkist. Çështja zmadhohet gjithmonë kur flitet për Balotelin, ndërsa me kontratën nëse shkojmë në Serinë B, atëherë do të jetë pa kontratë”, tha Cellino. /Sport Ekspres/