VIDEO/ Piontek “shkrep” sërish dhe ngrin buzëqeshjen e Leipzig, gafa e qesharake e portierit nuk i jep 3 pikët

Një ndeshje e çmendur ka qenë ajo e sotmja mes Leizig dhe Hertës së Berlinit. Të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë, teksa gjithçka përfundoi në baraspeshë 2-2. Kryeqytetasit do të befasonin kundërshtarët që në minutën e 10 të takimit, kur lojtari i huazuar nga Liverpool, Grujiç, me mjeshtëri tund rrjetën, teksa koordinohet bukur dhe godet topin në kohën që ishte në ajër.Barazimi do të vinte në minutën e 24 nga Klosterman, i cili me një goditje me kokë vendos baraspeshën. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-1, ndërsa fraksioni i dytë do të sillte një karton të dytë të verdhë për Halstenberg, që e lë Leipzigun me 10 lojtarë.

Por kur mendohej se kjo do e dobësonte skuadrën ndodhi e kundërta, pasi në minutën e 68, Patrik Shik e çon topin pas vijës fatale dhe kjo falë gafës qesharake të portierit Jarstein. Ky i fundit nuk arrin ta kontrollojë topin dhe me lëvizjen e tij të dorës e shen sferën t’i përfundojë pas shpinë, duke bërë që të lindë pytja nëse mund të quhet gol apo autogol. Megjithatë futbolli luhet deri në momentin kur arbitri i fryn bilbilin dhe kjo u vërtetua edhe në këtë takim. Në minutën e 82 Herta e Berlinit fiton një penallti dhe do të ishte momenti i Piatek që “të shkrepte” sërish pas një periudhe aspak produktive. Një gol ky që i heq 3 pikët Leizig, që tashmë mban vendin e 3-të me 55 pikë, ndërsa Herta të 10-in me 20 pikë më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/PMSPORTSs/status/1265707927098228736

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *