E përndjek edhe sot/ Faqja e njohur dhe Rakitiç vlerësojnë perlën e Gashit, tifozëve shqiptarë ende u djeg rasti i humbur me Zvicrën

Faqja e njohur e dedikuar sportit, “433” ka publikuar golin spektakolar të Shkëlzen Gashit në MLS, që shënjestron me mjeshtëri trekëndëshin e portës kundërshtare. Perla e ardhur nga këmbët e sulmuesit shqiptar ka marrë edhe lavdërime nga mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, i cili shkruan “Shumë e thjeshtë për vëllain tim”. Por tifozët shqiptar nuk e kanë harruar rastin e humbur ndaj Zvicrës, i cili qendron ende i freskët në mendjen e tyre.

Do të ishte viti 2016, atëherë kur Kombëtarja shqiptare do të shkruante historinë, duke u bërë pjesë e kampionatit Europian për herë të parë. Në ndeshjen e parë në grupe, kuqezinjtë u përballën me Zvicrën, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, por me një paraqitje për t’u duartrokitur nga lojtarët shqiptar. Megjithatë, një moment që vështirë se mund të harrohej ishte humbja e rastit të Shkëlzen Gashit vetëm për vetëm me portjerin në minutat e fundit të takimit. Në rast të shënimit të këtij goli, ndeshja do të shkontë në rezultatin 1-1, ndërsa duke ditur formën e jashtëzakonshme të sulmuesit në atë sezon një rast i tillë dukej si një detyrë e lehtë nga tifozët.

Faqja e famshme “433” publikon golin e mrekullueshëm nga goditja e dënimit të Shkëlzen Gashit në kohën kur ishte tek MLS me mbishkrimin ‘’ Nuk rri dot pa e parë disa herë këtë gol’, por me sa duket një gabim mbetet më shumë në kujtesë se sa golat e mrekullueshëm të lojtarit kuqezi. Tifozët shqiptar kanë vërshuar në komente, ku kujotjnë atë rast të humbur ndaj Zvicrës, që duket se do e përndjekë përjetë futbollistin./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Can’t stop watching this beauty ?? @mls

A post shared by 433 (@433) on

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *