Në “Premier League” është kthyer në modë që lojtarët të blejnë qenë për të qenë të sigurtë. Shpeshherë kemi dëgjuar raste të vjedhjeve të ndryshme dhe për këtë arsye futbollistët kërkojnë që të shpëtojnë veten edhe pa i ardhur rreziku.
Listës së gjatë i është bashkuar lojtari i Leicester City-t, Hamza Choudhury, që ka shpenzuar rreth 50.000 paundë për të marrë dy qenë. Njëri prej tyre është i racës belge, ndërsa tjetri “shepher” i racës gjermane. Fotot i ka hedhur e dashura e Choudhuryt, ndërsa në këto kohë të krizës së madhe ekonomike që po kalojnë të gjitha vendet, futbollistët si njerëzit me jetesë të mirë ekonomike mbeten gjithmonë si objektivi kryesor për hajdutët. /Sport Ekspres/