Arsen Venger ka hequr dorë nga roli i trajnerit që prej vitit 2018, ku pas 22 vjetësh u largua nga stoli i Arsenalit. Tekniku francez ka kaluar një peridhë të gjatë në stolin e “topçinjve“, me të cilët ka vedosur edhe rekordin në Premier League ku e kanë përfunduar kampionatin pa asnjë humbje, duke marrë edhe nofkën “të pathyeshmit“. Hapi i Liverpool këtë sezon dukej i ngjashëm me atë të atij Arsenali që Venger udhëhoqi, por humbja ndaj Ëatford bëri që të humbiste shansin për të barazuar rekordin e londinezëve. Me sa duket kjo humbje e ka lumturuar trajnerin francez, i cili e pranon një fakt të tillë në një intervistë për “BeIN Sports‘.
“Po, ishte shumë e kënaqësi kur pashë Liverpoolin të humbiste. Ju gjithmonë dëshironi të jeni të vetmit për të bërë diçka. Liverpooli me të vërtetë mund ta kishte bërë këtë sukses. Por kjo thjesht do të tregojë se sa e vështirë është të përsërisësh këtë arritje. Të paktën kam marrë shumë mesazhe nga mbështetësit e Arsenalit atë ditë”, ka deklaruar Venger.
Më tej, i pyetur për një rikthim te Arsenal, francezi thekson se është larguar që aty përfundimisht dhe nuk ka ndërmend të kthehet as si tifoz. “A do të kthehem në Emirates Stadium? Gjithnjë i kam thënë vetes se do të largohem nga Arsenali përfundimisht. Ky është vendimi që kam marrë. E kam drejtuar klubin për 1,235 ndeshje. Kam pasur ditë të mira dhe të këqija atje, por ne gjithnjë u përpoqëm të mbronim vlerat e klbit. Mendoj se ia kemi dalë për ta bërë këtë gjë“, përfundon Arsen Venger./Halit Delibashi-Sport Ekspres/