Dora e shqiptarëve vazhdon të ndihet ndjeshëm te Lokomotiva e Zagrebit. Klubi kroat i është falur jo pak herë asaj që njihet edhe si “banda e shqiptarëve“, të cilët kanë ditur si të japin më të mirën në fushën e lojës dhe të tundin rrjetat kundërshtare. Këtë herë është talenti kuqezi, Enis Cokaj, ai që gjen golin me fanellën e Lokomotivës. Këta të fundit kanë zhvilluar ditën e sotme një miqësore me skuadrën e Varazdin, e cila ka përfunduar në shifrat 2-1 për kryeqytetasit.
Vetëm 4 minuta lojë kanë mjaftuar për mesfushorin Cokaj që të gjente rrugën e rrjetës, duke i dhënë shumë herët avantazhin ekipit të tij. Pjesa e parë do të mbyllej vetëm me golin e tij, ndërsa në të 45 mintat e dyta kanë shënuar të dyja skuadrat. Varazdin barazon shifrat në minutën e 55 me anë të Obregon, por do të ishte doli në frymën e fundit nga Tolic, që do i jepte fitoren Lokomotivës së Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/