Nga Klaudio Ndreca
Julian Brandt mund të quhet se është një prej atyre lojtarëve që nuk ka marrë saktësisht vlerësimin e merituar. Prej kohësh mesfushori luan në nivele të larta, por për të nuk flitet në mënyrë të njëjtë duke e krahasuar me disa futbollistë të tjerë që janë të mbivlerësuar.
Gjithmonë duke treguar gjenialitetin dhe mjeshtërinë e tij në mënyrën e të menduarit dhe të praktikuarit futbollin në fushën e lojës. Një pasim fantastik ka ardhur edhe në ndeshjen e sotme, atje ku Dortmundit e ka mbyllur në avantazhin 0-1 në transfertë ndaj Ëolfsburgut.
Ashtu si edhe në një lojë shahu, mjafton një lëvizje, për të nxjerrë bllof të gjithë rreshtimin e kundërshtarit. Një pasim që Brandt e bëri të dukej aq i lehtë, prishi gjithë strukturën e mbrojtjes së Ëolfsburgut.
Hazard do të fuste bukur një top në qendër, ku Haland kishte detyrën për ta dërguar në rrjetë. Por këtë herë nuk ia doli, me “tekat e një fëmijë” duke shkuar disi huq me tentativën e tij. Megjithatë Dortmundi është një “makineri që funksionon shkëlqyeshëm” dhe e bukur për t’u parë, teksa Guerreiro nuk i la shumë kohë shokëve të skuadrës për të vendosur duart në kokë me gabimin e Haland, por e dërgoi menjëherë sferën në rrjetë. /Sport Ekspres/
Proud mom #Brandt pic.twitter.com/KdRczlDVYW
— Jacqueline. (@ChaquiMendez19) May 23, 2020