Nga Klaudio Ndreca
Karriera dhe puna e tyre i ndan, por besimi i bashkon! Shumë lojtarë të Superiores kanë ngrënë së bashku Iftarin dhe në shoqërinë e imamit Ahmed Kalaja. I quajtur ndryshe edhe si imami i futbollistëve, pasi është gjithmonë pranë tyre. Në momentin kur “Top Channel” po xhironte pamjet e këtij takimi, nuk kishin ardhur të gjithë pjesëmarrësit. Gentian Muça ka thënë se kishte telefonuar edhe ndihmës trajnerin e Partizanit, që ishte duke mbërritur me makinë.
Ndërkohë Ahmed Kalaja, mes të tjerash, tregon edhe atë që i ka bërë përshtypje: “Lojtarët janë të gjithë shumë të mirë. Ata janë të afrueshëm dhe me sjellje model. Normalisht që xhamia është pjesa spirituale, për të marrë energjinë pozitive. Por është e fortë që të gjesh në një moment lojtarin e Partizanit dhe të Tiranës duke u falur pranë njëri-tjetrit. Më kë jam unë? Me Tironën”, e mbyll Kalaja duke buzëqeshur. /Sport Ekspres/