Nga Klaudio Ndreca
Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj, ka rrëfyer të gjithë përjetimet e këtyre kohërave të vështira në faqen zyrtare të klubit të Barcelonës. Lojtari shqiptar ka treguar mënyrën sesi e ka kaluar kohën e tij pranë njerëzve të dashur.
Gjithashtu duke u tërhequr nga librat me sekrete që tregojnë sesi mund të arrihet suksesi dhe që janë të natyrës motivuese. Manaj është shprehur edhe mbi kalimin te Barcelona, ku pavarëisht se transferimi në muajin janar nuk është asnjëherë i lehtë, e mendonte si zgjedhjen më të mirë për karrierën.
“Unë kam qenë me familjen time. Të paktën nuk kam qenë vetëm. Kam qenë me prindërit, gjyshen time dhe qenin tonë – emri i tij është Budino dhe ai është një “Labrador”. Ndarja ka qenë e rrallë sepse kurrë nuk kemi provuar diçka të tillë. Asnjëherë nuk jemi mbyllur në shtëpi për dy muaj dhe si futbollist duke qenë se dy muaj pa prekur topin është bërë shumë e vështirë.
Tani ne mund të shkojmë për të vrapuar në rrugë dhe megjithëse nuk jemi ende të gjithë bashkë, ne po bëjmë mirë për të përmirësuar gjendjen tonë fizike dhe gjithashtu për të pastruar mendjen. Gjithashtu jam kujdesur mirë për ushqimin, ndërsa një ditë kam ngrënë një pjatë tipike shqiptare që quhet Sultjash, e cila është puding me oriz të nxehtë. Tani jam duke lexuar libra me sekrete të cilat janë motivuese dhe në këto periudha të vështirë po më ndihmojnë shumë.
Para se të vinte Covid-19, u ndjeva gjithmonë e më mirë me ekipin. Asnjëherë nuk është e lehtë të ndryshosh skuadrat në janar, duhet të takosh shokët e rinj të ekipit dhe duhet të mësohesh me dinamikën e re, por unë e bëra atë duke menduar se ishte gjëja më e mirë për të ardhmen time dhe isha i lumtur”, tha Manaj. /Sport Ekspres/