Në nëntor të vitit 2018, mesfushori i Manchester United, Max Taylor, u diagnostikua me kancer në testikuj. Pas afro 18 muaj më pas 20-vjeçari nënshkroi një kontratë të re në Old Trafford. Një udhëtim i gjatë dhe rraskapitës nëpër kimioterapi për të mundur sëmundjen. Përveç gjendjes shëndetësore, Taylor dhe familja e tij po përjetonin një gjendje të vështirë emocionale. Aq më tepër që në mendimet e të riut vërtitej edhe frika e mungesës së mundësisë për t’u bërë baba. Në një rrëfim për BBC, Taylor ka treguar momentet më të vishtira të rimbëkëmbjes së jetës së tij.
“Ishte surreal. Ne thjesht shikuam njëri-tjetrin duke menduar: Specialisti tha që qelizat brenda testikut duhet të hiqen. Nëna ime u trishtua menjëherë. U befasova shumë dhe nuk qaja. Unë dola nga klinika dhe mendova: ‘O Zoti im’. Ju dëgjoni fjalën kancer. Mendja ime po vraponte. ‘Çfarë do të ndodhë? Ç’pritet më tej? A do të luaj përsëri futboll? A do të jem gjallë? Ajo përsëritej në kokën time, pa pushim. Atëherë fillon sëmundja.
Atë natë të parë kuptova se do të kalonin nëntë javë të vështira. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë. I pari që motivoi të gjithë në United ishte ai, Mourinho. Ai ishte që na motivoi të gjithë ne. Shumë njerëz, përfshirë edhe unë, duhej të fshihnin lotët kur e dinim. Ishte ai që ishte gati për luftën. Një lajm i mahnitshëm për klubin dhe për të gjithë. tashmë kam fituar ndeshjen më të madhe të karrierës time. Është një histori e mahnitshme dhe një frymëzim për të rinjtë”-ka thënë Taylor./Sport Ekspres/