“Lokomotiva“ italiane ndalon në Tiranë, historia e Partizanit dhe kontributi i “Ultras Guerrils” u tërheq vëmendjen

Futbolli është pjesë e rëndësishme e një vendi dhe arrin të tërheqë vëmendjen u shumë njerëzve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me “East Journal“, që në podcast-in e tyre të quajtur “Lokomotiva” këtë herë kanë ndaluar në Tiranë. Përpos historisë së qytetit që vizitojnë, një vëmendje i kushtohet edhe futbollit, më konkretisht skuadrave të kryeqytetit. Në “Lokomotiv“ pasqyrohet e shkuara e klubeve të Tiranës, Dinamos e Partizanit, që nga krijimi i tyre e deri te vitet më të fundit. Një vend të veçant në këtë rrëfim zënë edhe “Ultras Guerrils”, të cilët shihen si heronjtë e “demave të kuq“ gjatë periudhës  së krizës në vitet 2000. Por ndihma e tyre u shpërblye, teksa një vit më parë Partizani u bëri ëndrrën realitet duke ngritur trofeun e titullit kampion.

“Në shkurtin e 1946 në Tiranë, frymezuar nga lufta antifashiste lind një skuadër e re futbolli me fanellë të kuqe dhe simbol yllin e kuq dhe emri i saj është Partizani. Vitet  e para janë triumfuese, në veçanti me Tiranën, e quajtur më parë 17 nëntori, si dita e çlirimit të kryeqytetit. Pas ushtirë edhe Ministria e Brendshme dëshiron skuadrë ne vetë. Kështu në 1950 lind Dinamo. Që atëherë nis forca e tretë, nga të cilat dy skuadrat e ministrive janë më të forta se e treta. E shkuara është kompromentuar shumë me regjimin fashist. Vitet 90 sjellin ndryshime të mëdha në futbollin shqiptar. Tirana merr dominimin e vjetër, ndërsa Dinamo përpiqet që të pastrohet nga rehatia e shkuar por zbret në Kategorinë e Parë.

Partizani fiton një titull në 1993, pastaj ka një periudhë anonime me një kulm në krizë në vitet 2000, ku bie në Kategorinë e Dytë. Duket i lodhur dhe dikush përgatit funeralin, por ndodh diçka. “Ne nuk kemi lindur nga trofetë, ne kemi lindur nga nevoja”, ishin fjalët e “Ultras Guerrils“, grupi i tifozëve të Partizanit. Ndihmojë skuadrën që të ringrihet, paguajnë fonde dhe në fund e dërgojnë klubin në Superiore. Puna kryesore vjen në sezonin 2018/2019. Ndeshjen deçizive e luan kundër rivalëve të urryer të Tiranës, por më në fund triumfon dhe fiton kampionatin pas 26 vitesh, duke mundur rivalët e përjetshëm. Është ëndrra e munguar e çdo tifozi”, thuhet në podcast-in italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *