Shkallët e ngjitura të Vedat Muriqit, në rastin më të keq stërvitet nga Vicenzo Montela ose Niko Kovaç

Nga Klaudio Ndreca

Vedat Muriqi ka ngjitur shumë shkallë në karrierën e tij përgjatë këtyre viteve të fundit. Mbërritja te Fenerbaçe është aktualisht kulmi për të, megjithëse nuk do të ndalet këtu. Për sulmuesin shqiptar ka pasur interesim nga shumë skuadra të njohura të Europës.

Disi më afër është Lacio, për shkak të komunikimit të drejtpërdrejtë mes këtij lojtari dhe Igli Tares. Por mbetet ende të shihet sesi do të shkojnë bisedimet dhe nëse oferta do të kënaq klubin e Fenerbaçes. Në rastin më të keq, pra nëse Muriqi qëndron edhe për një sezon tjetër në Turqi, atëherë do të stërvitet nga trajnerë të njohur.

Në mediat turke shkruhet se Vicenzo Montela dhe Niko Kovaç janë dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Fenerbaçes sa i përket kampionatit të ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *