Nga Klaudio Ndreca
Në Shqipëri janë hapur në ditën e sotme edhe stërvitjet për klubet shqiptare. Futbolli është rikthyer edhe në vendin tonë, ndërsa pritet konfirmimi i datës zyrtare nga ana e Qeverisë për rikthimin e kampionateve.
Në një lidhje direkte për “Fan Zone”, gazetari i “Supersport”, Andi Deçka ka qenë një lidhje direkte nga stërvitja e Tiranës. Personat e parë që kanë mbërritur në qendrën e stërvitjes ishte përgatitësi atletik, drejtori sportiv, përgjegjësi i medias Mario Nikolli dhe Arbi Laçi.
Ndërkohë një të veçantë ka te maskat që do të vendosen nga stafi dhe lojtarët. Këta të fundit do të kenë logon e Tiranës të personalizuar dhe numrin që mbajnë, ndërsa nga ana tjetër, stafi do të ketë inicialet. /Sport Ekspres/