Gonzalo Higuain është kthyer në një temë diskutimi te Juventusi dhe kjo për shkak vonesës së tij për t’u rithyer në Torino. Argjentinasi nuk priti gjatë pasi u pezullua kampionati, duke udhëtuar menjëherë drejt vendlindjes së tij. Sulmuesi i bardhezinjve dëshironte t’i qendronte pranë nënës së tij, e cila vuan prej nëj sëmundjeje të rëndë. Por shtyrja e kthimit të tij në Itali bëri që në media të përflitej edhe për një ngërç mes Higuain dhe klubit të Juventusit.
Hipoterzat për një largim të mundshëm filluar të qarkullonin, megjithëse babai i lojtarit do i mohonte dhe do bënte të qartë se kontrata do respektohej deri në fund. Ndërkohë Higuain vonesa ka marrë fund, teksa Higuain ka mbërritur ditën e sotme në Torino. Por ka ardhur së bashku me nervozizmin e tij. Sipas asaj që raporton “Calciomercato” sulmuesi argjentinas ka shfaqur shenja nervozizmi ndaj një grupi gazetarësh që ishin grumbulluar për të pritur, duke u kërkuar këtyre të fundit që të largonin telefonat e tyre dhe të mos e fotografonin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/