Rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Barcelonës është më i forti në kampionatin spanjoll, ndërsa ndeshjet “El Clasico” mes tyre gjithnjë tërheqi gjithë vëmendjen e tifozëve anë e mbanë botës. Por rivaliteti mes tyre nuk shfaqet vetëm në fushën e lojës, por vijon edhe jashtë saj, nëpërmjet thumbimeve apo ironive. Këtë herë protagonist janë Iker Kasijas dhe Zherard Pike. Ish-portieri legjendar i “los blancos“ ka menduar ta mbyllë mbrëmjen e tij dje duke shpërndarë një foto të vetën në stadiumin mitik “Camp Nou“.
E për këtë arsye do të vinte edhe reagimi i mbrojtësit katalanas, Pike, i cili do të ironizonte atë që për shumë vite është përpjekur të mbajë portën e Realit të paprekur kundër Barcelonës. “Sa herë e ke nxjerrë topin nga rrjeta në këtë stadium. Çfarë momenti për t’u kapur“, ka komentuar lojtari i Barcelonës për Kasijas, duke e shoqëruar me disa fytyra të qeshura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/