Nga Klaudio Ndreca
Belgjika ishte ndër të parat vende që guxoi duke e mbyllur përfundimisht futbollin sa i përket këtij sezoni dhe duke shpallur kampionin. Por menjëherë pas këtij veprimi, ishte UEFA që e paralajmëroi se ato shtete që do e ndiqnin këtë rrugë, do të përballeshin me një komision të posaçëm.
Ato Federata Futbollit që merrnin të tilla vendime nuk arrin të arsyetonin se ishte e vetmja zgjidhje mbyllja e kampionatit, atëherë skuadrat e tyre nuk mund të shkojnë në Europë. Së fundmi vijnë njoftime të reja nga Belgjika, atje ku janë rritur shanset për vazhdimin e sezonit.
Qeveria në Belgjikë ka bërë një lëshim, duke lejuar që të nisin stërvitjet në datën 18 maj. Por sigurisht me protokoll të veçantë dhe me siguri maksimale atje ku duhet të mbahet distancë, nuk duhet të ketë më shumë se 20 lojarë, ku nuk do të shkohet për të bërë dush.
Nga ana tjetër në ditët në vijim pritet që të merret edhe një vendim përfundimtar sa i përket fateve të kampionatit. Aktualisht në këtë shtet është i ndaluar zhvillimi i çdo aktiviteti sportiv deri në datën 30 korrik, por nisur nga lëshimi i stërvitjes, në Belgjikë janë duke menduar dhe për vazhdimin e sezonit. /Sport Ekspres/