Barcelona dhe Interi i kanë hedhur sytë nga merkatoja, pavarësisht se kanë ende një sezon për të përfunduar. Të dyja klubet kanë qenë aktive këto kohë duke u përpjekur të bëjnë biznes me njëri-tjetrin. Zikaltrit kërkojnë të marrin shërbimet e Arturo Vidal, një mesfushor të cilin Antonio Conte e njeh mjaft mirë. Në kohën kur dyshja ishte në kampin e Juventusit kiliani pati një shpërthim nën urdhërat e teknikut Italian, për këtë arsye ideja për t’u veshur me fanellën e Interit e josh së tepërmi.
I vetmi problem deri më tani është paga që mesfushori kërkon, e cila kap shifrën e 13 milionë eurove bruto në sezon. Një rrogë kjo që do e kthente në më të paguarin në klubin Italian dhe me sa duket këtë kërkon edhe vetë Vidal. Momentalisht ai arkëton më tepër në fund të sezonit është Romelu Lukaku me 12 milionë euro. Megjithatë sipas asaj që raportojnë mediat në Kili, më konkretisht “La Cuarta” dëshira për bashkëpunim ekziston nga të dy palët, prandaj çështja e parave mund të zgjidhet. Ndërkohë Barcelona nuk po ndërhyn në punët e mesfushorit të saj dhe Interit, pasi e sheh edhe si një mënyrë mjaft të mirë për të arritur te objektivi i merkatos, Lautaro Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/