Nga mbledhja e bërë në ditën e sotme mes FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores është arritur në marrëveshjen që kampionati të fillojë në datën 3 qershor. Tani pritet edhe vendimi i Qeverisë në lidhje me këtë dakortësim të futbollit, për të zyrtarizuar përfundimisht rikthimin në fushën e blertë.
Gjithsesi Federata ka publikuar edhe kalendarin e plotë sesi pritet të zhvillohen këto takime. Ajo që bie në sy dhe është e pashmangshme, ka një ngjeshje të datave dhe përballjet do të luhen thuajse njëherë në katër ditë. Kjo do të krijojë vështirësi të mëdha për skuadrat që nuk kanë një stol cilësor, duke humbur shumë krahasuar me të tjerat. /Sport Ekspres/