Nga Klaudio Ndreca
Teksa jemi ende në debatin e rinisjes së futbollit në Shqipëri, ish-ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj është shprehur se klubet tona duhej të përgatiteshin për sezonin e ardhshëm. Pra sipas tij ky kampionat nuk duhet të llogaritet më pasi është i pamundur për t’u zhvilluar.
Një reagim të ashpër ka marrë nga lojtari i Teutës, Sherif Kallaku. Ky i fundit i ka treguar ish-ministrit të gjitha dështimet dhe premtimet e pambajtura, me doza të larta ironie. Gjithashtu lojtari i durrsakëve shprehet se “profesionisti i sportit të vjedhjes dhe të midhjes” nuk duhet të mendojë se një familje mund të mbahet me 250 mijë lekë të vjetra. /Sport Ekspres/