Kampionatet e futbollit po përgatiten për rinisje dhe po ashtu tifozët po përgatitet të mbeten të mbërthyer përpara ekranit për të përjetuar emocionet që ky sport të fal. Nëse në Shqipëri shumica dëshirojnë që ndeshjet t’i shijojnë nën shoqërinë e birrave dhe miqve nëpër baret e mbushur plot, kujtime të tilla tashmë do i përkasin të shkuarës. Edhe pse në vendin tonë po nis zbutja e masave, sërish kufizimet do të jenë të mëdhaja.
Ditën e djeshme u bë me dije se duke nisur nga 18 maji do të nisë edhe hapja e lokaleve në ambientet e tyre të jashtme. Megjithatë rregullat e vendosura në Shqipëri bën që tifozët t’i harrojnë birrat me shokët për ndeshjet. Baret nuk do të jenë shumë larg asaj që ne jemi mësuar t’i shohim, teksa nuk do të lejohen më tepër se 2 persona në një tavolinë. Madjë edhe është përcaktuar që duhet të ulën në mënyrë diagonal për të pasur një distancë të paktën 1 metër nga njëri tjetri. Gjithashtu tavolinat duhet të jenë 1-2 metra larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/