Më në fund ka edhe një reagim sa i përket qeverisë për futbollin në Shqipëri. Pikërisht i ardhur nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë e cila do të përcaktojë protokollin e sigurisë, nëse do të kemi vazhdimin e kampioneteve. Lajmi i minutës së fundit raportohet nga News24, atje ku thuhet se ka ardhur përgjigja zyrtare nga kjo Ministri: “Kur do të fillojnë aktivitetet futbollistike? Më vonë do t’ju njoftojmë”, shkruhet në reagim. Pra sipas të gjitha gjasave mund ta kemi vendimin përfundimtar gjatë orëve të ardhshme. /Sport Eskpres/