Nga Klaudio Ndreca
Një surprizë vërtet e veçantë ka ardhur nga Turqia me tifozët e Karagumruk. Këta të fundit kanë marrë në telefon 112, pra Urgjencën, duke raportuar për një person të infektuar në vendin ku qendronin dhe kishin përgatitur një festë ndryshe.
Sapo ambulanca mbërriti për të marrë të infektuarin, tifozët ndezin flakadanët dhe nisën të këndonin për ta. Me këngët “Do të shohim kohë të mira” dhe “nëse jeta është festë”, janë brohoritur personat e kujdesit shëndetsor. Madje duke iu dhënë edhe lule, me këtë telefonatë të rreme që si rrallëherë rezulton e bukur për ambulancën. Ndërsa për tifozët është hequr pak edhe trishtimi për mungesën e tyre në stadium prej një kohe të gjatë, ndërsa spektaklin e bënë me heronjtë e kohës moderne. /Sport Ekspres/