“Lukaku është më i mirë se Ikardi”, e thotë Mazzola: Me mua do të bënte 50 gola për kampionat

Sandro Mazzola është një figurë e dashur për tifozët e Interit. Këtë herë vjen me një mendim të tijin sa i përket situatës aktuale të zikaltërve. Në intervistën e dhënë për “Il Giorno”, nuk ngurroi që ta quante Lukakun më të mirë se Ikardi. Gjithashtu është thënë se nëse Lukaku do të drejtohej pikërisht prej tij, atëherë do të shënonte nga 50 gola për kampionat.

“Lukaku është më i mirë se Ikardi. Nëse ai do të kishte dikë si unë, do të shënonte rreth 50 gola për kampionat. Fatkeqësisht Konte, i cili është shumë i mirë si trajner, ka humbur ndeshjet e drejtpërdrejta përpara rënies së pandemisë me Lacion dhe Juventusin. Por mund të fitojë 12 ndeshjet apo 13 bashkë me Sampdorian, pra takimet e mbetura. Le ta shohim edhe Juventusin, pasi nuk jam i sigurtë se Sarri do të jetë në gjendje që ta eliminojë Lionin nga “Champions League”, tha Mazola. /Sport Ekspres/