Nga Klaudio Ndreca
Më në fund edhe Italia po arrin të marrë frymë dhe të shoh një dritë të vërtetë në tunelin që duket si i pafundëm. Prej disa javësh vendi fqinj është mbërthyer nga pandemia e Koronavirusit, ndërsa si shifra stable ka pasur rreth 4500 persona të infektuar në ditë dhe më tepër se 500 njerëz që ndërronin jetën.
Pavarësisht ndonjë ulje të shifrave në raste të rralla, sërish do të ktheheshin në numrat e frikshëm, që e rrisnin edhe më keq ankthin në Itali. Por në vendin ku banojnë edhe shumë shqiptarë, kanë nisur të mendojnë për kthimin e jetës normale.
Për herë të parë pas shumë kohësh që nga shpërthimi i pandemisë, sot numërohen 1.739 persona të infektuar, ndërsa 333 janë ata që kanë ndërruar jetë. Sigurisht që situata mbetet ende shqetësuese, por krahasuar me javët e mëparshme, mund të thuhet se izolimi ka filluar të jap frytet e veta. Duke parë rendimentin dhe uljen e rasteve në disa ditë me rradhë, atëherë në mesin e muajit të ardhshëm edhe në Itali mund të dëgjojmë britmat e parë të një lufte të fituar. /Sport Ekspres/