Nga Klaudio Ndreca
Naingolan i ka të qarta zgjedhjet që merr për karrierën e tij. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, mesfushori shprehet se nuk dëshiron kurrë që të shkojë te Juventusi. Më saktë kjo nuk lidhet me një urrejtje të këtij lojtari kundrejt bardhezinjve, por me disa llogari të thjeshta. Fillimisht për minutat e pakëta që do të kishte në fushën e lojës, ndërsa për më tepër një titull i fituar nuk do t’i jepte shumë emocion në një skuadër që është mësuar në këtë formë.
“Unë do t’i thoja “JO” Juventusit nëse më vjen oferta prej tyre. Gjithmonë kjo përgjigje dhe nuk shkoj atje për asnjë arsye. Kjo jo sepse unë i urrej ata, por kam marrë zgjedhje të tjera për karrierën time. Një titull i fituar duke luajtur 5 ndeshje në vit, nuk do e ndieja si të fituar prej meje. Preferoj të luaj kundër më të mirëve, ndërsa për mua është më mirë që të fitoj një titull me Romën sesa me Juventusin që është mësuar duke fituar tituj”, ka thënë Naingolan. /Sport Ekspres/