Nga Klaudio Ndreca
Papu Gomez shfaqet me një mendim ndryshe sa i përket lidhjes me ekipin dhe stemën, pavarësisht se është idhulli i tifozëve si kapiten. Por kur vjen puna për dashurinë ndaj klubit, është një “martesë e dytë me kushte”, fanella nuk do të puthet.
Kjo pasi siç thotë vetë Gomez, dashurinë e ka vetëm për gruan. Teksa ndodhej në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Instagram”, sulmuesi argjentinas e shpjegon edhe më saktë këndvështrimin e tij, duke thënë se nga skuadra do të largohesh një ditë dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme që të puthësh fanellën.
“Dashurinë ia kam premtuar vetëm gruas sime. Kurrë nuk kam puthur një fanellë, madje as bluzën e Atalantës me të cilën kam bëri rreth 200 ndeshje. Në futboll gjërat mund të ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Mbase mund të debatosh me trajnerin, presidentin apo për arsye të tjera që mund të dalin rrugës dhe duhet të largohesh. I kam thënë edhe fëmijëve, kurrë mos premtoni dashuri dhe që të puthin fanella”, ka thënë Gamez. /Sport Ekspres/