Barcelona ka nxjerrë për herë të parë në historinë e vetë emrin e stadiumit të tyre mitik në shitje. Ky vendim është marrë për të vetmen arsye, gjenerimin e të ardhurave për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19. Menjëherë shumë kompani janë ofruar për të vendour emrin e tyre në stadiumin afro 100 mijë vendësh, ndërsa një prej tyre është edhe partneri i boksierit legjendar Mike Tyson. Alki David është një biznesmen anlez, i cili ka në pronësinë e tij edhe një kompani që merret me tregtimin e kanabisit. David shprehet tepër optimist për “Daily Mail“ se në fund do të ketë një marrëveshje mes tij dhe Barcelonës, e cila mund të vendosë kështu në vend të “Camp Nou“ emrin e një kompanie kanabisi, SwissX.
“Është një moment historik në historinë e sportit dhe shkon shumë me planet e mia aktuale. Kontaktet janë hapur dhe kam besim se një marrëveshje do të arrihet. Është plot me energjinë që Barcelona kërkon. Të dyja kompanitë e mia shkojnë për emrin e Camp Nou, sepse të dyja lidhen me sportin. FilmOn TV ka një gamë të gjerë kanalesh sportive që janë aktive edhe pse sporti është ndalur, ndërsa Sëissx ka planifikuar Swissx Games në Gstaad. Swissx Nou Camp është më e avantazhuar. Kjo është zgjedhja ime e preferuar për momentin”, ka thënë David./Halit Delibashi-Sport Eskpres/