Zbulohet prapaskena! I dashuruar përjetësisht me Juventusin, Chiellini do bëhet trajner dhe ja kur do e lërë futbollin

Nga Klaudio Ndreca

Tashmë është zbuluar marrëveshja e Chiellini-t te Juventusi. Futbollisti me eksperiencë të madhe do të kontribuojë edhe një vit në fushën e lojës me bardhezinjtë. Por më pas do tërhiqet për të lënë futbollin, ndërsa karriera do të vazhdojë me të njëjtën skuadër.

Më saktësisht lindja e një profesioni të ri, pasi Chiellin do të bëhet trajner. Ky është akordi i arritur me Agnellin, ndërsa pritet që të drejtojë grupmoshat e vogla te Juventusi. Përjetësisht i dashuruar me stemën dhe historinë e klubit, do të jetë padyshim e vështirë që Chiellin ta mendojë jetën e tij jashtë Juventusit. /Sport Ekspres/