Nga Klaudio Ndreca
Nëse ka një kampionat që është gjetur më i papërgatitur nga pandemia e Koronavirusit, atëherë flasim për atë në Holandë. E vërtetë që edhe në disa vende të tjera si Seria A apo La Liga ka ende konkurrencë të madhe për vendin e parë, por ajo në elitën holandeze, është vërtet e pazakontë.
Ajaksi dhe Az Alkmar e ndajnë vendin e parë së bashku, me të njëjtin sasi pikësh të grumbulluara. Por ekipi i Ajaksit ka një golavarazh më të mirë dhe për këtë arsye qendron në kryesim. Holanda ka marrë vendimin përfundimtar për ta mbyllur futbollin, që do të rifillojë vetëm në shtator.
Shumë drastike, por nuk do të ketë një kthim pas. Në ditën e sotme do të vijë edhe vendimi përfundimtar sesi do të zgjidhet kampionati në Holandë. E gjithë vëmendja është te titulli sepse me drejtësi rregullash e merr Ajaksi, por me atë sportive, është Az Alkmar që e kërkon moralisht pasi e ka mundur dy herë në kampionat dhe në përballjet direkte këtë kundërshtar. /Sport Ekspres/