Shoqëria me Taren bën të vetën, Toti shokon tifozët e Romës: Djali im te Lacio? Do ta mendoja njëherë

Nga Klaudio Ndreca

Francesko Toti është parë në disa raste në stadiume në shoqërinë e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare. Kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive italiane, pasi bëhet fjalë për dy personazhe të njohura dhe që përfaqësojnë klube të cilat e urrejnë njëra-tjetrën.

Pikërisht Romën dhe Lacion, që konsiderohet si një nga derbit më të zjarrtë në Europë. Francesko Toti është idhulli kryesor i tifozëve, me golat e tij ndaj Lacios që i kanë shijuar më së shumti në karrierë. Por në këtë periudhë, duket se Toti ka ndryshuar shumë.

Aqsa ka tronditur të gjithë tifozët e Romës me deklaratën e tij në një video-live. I pyetur nëse do ta lejonte djalin e tij Kristianin që të luante me fanellën e Lacios, Francesko u shpreh: “Po të varej nga mua, do ta mendoja njëherë. Por duke e njohur djalin, e di që nuk ndodhë”.

Më pas kur u parashtrua ideja se nëse Lacio do të ishte zgjidhja e vetme, atëherë Toti përforcojë reagimet e ashpra të tifozëve të Romës: “Nëse nuk do të kishte tjetër mundësi, do të ndërronte zanat pastaj, ose do të luante me Lacion”. E ndërkohë Mehdi Benatia e di sesi të ndërhyjë për të fituar dashurinë e tifozëve të Romës, madje duke kaluar edhe idhullin Toti për këtë rast: “Më mirë një djalë pa punë, sesa një djalë që luan te Lacio”. /Sport Ekspres/