Nga Klaudio Ndreca
Lukaku do të bënte një reagim bombë pak ditë më parë, duke u shprehur se Koronavirusi ka qarkulluar që në janar te Interi. Madje duke thënë se pas ndeshjes me Cagliarin, ishin 23 lojtarë zikaltër nga 25 që kishin ethe dhe të njëjtat simptoma. Nga ana tjetër ishte Skrinar që doli nga fusha pa dëmtim fizik, por nuk po mbushej dot me frymë. Ndërsa vetë trajneri Conte do të mungonte në konferencë pas ndeshjes, duke u arsyetuar me probleme shëndetësore.
Por dalja e këtyre fjalëve nga ana e Lukakut, i cili edhe u betua që nuk po bënte shaka, kanë marrë reagimin e kundërt. Sulmuesi është detyruar të fshijë videon dhe t’i kërkojë falje klubit, për të mos e marrë gjobën.
Kjo pasi bie ndesh me rregullat e skuadrës, që në këtë rast dilnin zbuluar se nuk ishin treguar të kujdesshëm për shëndetin e futbollistëve. Madje reagime të ashpra vijnë edhe nga mediat italiane, të cilat shprehen se Lukaku e ka nga efekti i karantinës dhe nuk duhet të merrte për bazë. “Shqetësimi për mamanë e sëmuar nga diabeti, mungesa e djalit Romeo dhe mbetja i izoluar për një kohë të gjatë e ka nxjerrë fare jashtë rruge”, shkruhet nga “Gazzetta dello Sport”. /Sport Ekspres/