Nga Klaudio Ndreca
Verona do të përfitojë shumë nga shitja e mbrojtësit që ka zbuluar, Marash Kumbulla. Skuadra e Juric nuk dorëzohet dhe lë planet e saj, duke mos e ulur për asnjë arsye çmimin e kartonit të mbrojtësit shqiptar. Tani dihet se në gjithë Europën kanë pasur rënie të vlerës të gjithë lojtarët, për shkakun se nuk kanë luajtur në fushën e blertë.
Por sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Verona nuk zbret nga shifra e 30 milionë eurove. E kush do ta mendonte në fillimin e këtij sezoni, kur Kumbulla nuk kishte luajtur asnjë ndeshje as në Serinë B, se do të mbërrinte në këtë pikë?
Tashmë Verona do të hap ankandin për të dëgjuar ofertat dhe nëse ndonjë prej tyre përshtatet me shifrën e kërkuar, atëherë ankandi do të mbyllet. Interi ka përparësi nga të tjerët, por shumë afër gjendet edhe presidenti i Napolit, De Laurentis. Nëse asnjë prej klubeve nuk e paraqet shifrën e kërkuar nga Verona, atëherë këta të fundit do vazhdojnë ta kenë Kumbullën në fushë, për t’ia rritur edhe më tepër vlerën. /Sport Ekspres/