“Mos hiq dorë nga ëndrrat e tua”! I rritur me Kupa në dorë, Thomas Strakosha tregon fëmijërinë si…kampion

Nga Klaudio Ndreca

Thomas Strakosha ka publikuar një foto të fundit në “Instagram”, nga periudha e fëmijërisë. Një kampion i lindur, ndërsa gjithmonë ka qenë i shoqëruar nga Kupat e ndryshme të fituara. Dikur në grupmoshat e vogla dhe sot në elitën e futbollit profesionist, portieri shqiptar nuk ka pasur asgjë të dhuruar, pavarësisht miteve të ndryshme.

Në fakt askush nuk ia fali vendin e titullarit te Lacio këtij portieri. Madje presidenti Lotito do ta dërgonte te ekipi tjetër, Salernitana, për të marrë minuta dhe eksperiencë. Më pas të lodhur nga gafat e shumta të Marketit, Strakosha do të shfrytëzonte të gjithë mundësinë e ofruar te lacialët. Klubi pa të ardhmen e madhe dhe sigurinë në gardianin shqiptar, për ta kthyer si portier të parë. “Mos hiq dorë nga ëndrrat e tua”, është edhe mesazhi që vjen nga Strakosha së fundmi. /Sport Ekspres/