Nga Klaudio Ndreca
Bundesliga ka një plan konkret për të rikthyer futbollin. Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, atje ku është planifikuar që kampionati të rikthehet në datat 8-10 maj, që është fundjava e caktuar për të riparë ndeshjet në elitën e futbollit.
Gjithashtu ka një plan konkret edhe për mënyrën sesi do të veprohet. Kështu do të lejohen brenda vetëm 239 persona në stadium. Këtu duhet të harrohen tifozët, pasi në këtë numër do të përfshihen stafet e të dyja skuadrave dhe stafi i sigurisë, përfshirë këtu 126 perona. Ekipet do të përbëhen nga trajnerët, mbikëqyrësit dhe mjekët dhe vetëm katër fëmijë do të lejohen për të kapur topin, ndryshe nga një numër më i madh që ishin më parë. Rreth 36 persona do të gjenden në stadium për të transmetuar ndeshjet, por edhe duke përfshirë edhe sigurinë. /Sport Ekspres/