“Sa shumë urrejtje për Juven”/ Sarri tregon si është të jesh bardhezi: Fyen në kor nënën time dhe më kanë vërshëllyer

Mauricio Sarri po përjeton sezonin e tij të parë te Juventusi. Një aventurë që nisi me shumë shpresë te tifozët bardhezinj, por me kalimin e kohës dukej se loja e teknikut italian nuk po bindte dhe për këtë arsye kritikat nuk munguan. Por pjesa më e vështirë për të ka qenë edhe urrejtja që napoletanët filluan të kishin për të, pasi rivaliteti i tyre me Juventusin është aq i madh sa ulja e Sarrit në stolin e bardhezinjve u quajt një tradhëti.

Vetë trajneri italian ka treguar për “Juventus TV“ dy gjëra që e shoqërojnë çdo person që është pjesë e Juventusit, dashuria dhe urrejtja. Sipas tij klubi bardhezi gjithnjë përfundon në qendër të akuzave për favorizim nga arbitrat, por sipas Sarrit shifrat flasin ndryshe. Gjithashtu për të njerrë në pah urrejtjen e madhe që ekziston për Juventusin, kreu i pankinës së “zonjës së vjetër“ përmend vërshëllimat nga Napoli i tij si dhe ofendimet për nën e tij nga tifozët e Fiorentinës.

“Dy gjëra më kanë goditur. Ne jemi të rrethuar nga dashuria në çdo vend në Itali por edhe nga urrejtja. Kjo është diçka që ju e kuptoni vetëm kur e jetoni Juventusin. Ne jemi ata që favorizohemi gjithmonë nga gjyqtarët, pastaj shikoni numrat dhe kuptoni se ata flasin krejtësisht ndryshe. Personalisht jam vërshëllyer në Napoli, aty ku unë u linda dhe i dhashë gjithçka. Në Torino, tifozët e Fiorentina kanë kënduar në kor duke fyer nënën time dhe kjo ju bën të kuptoni se sa shumë urrejtje ka për Juventusin.

Jam supersticioz? Kur isha duke stërvitur në Toscana kam pasur fiksimin që ta vendosja gjithmonë makinën në të njëjtin vend, djemtë e kishin vërejtur atë dhe çdo herë e më pas ata vendosnin një makinë atje me qëllim. Mbaj mend një herë hyra në dhomën e zhveshjes dhe i thashë djalit që do t’i jepja tre minuta për ta lëvizur, përndryshe do ta kisha bërë në një mënyrë tjetër. Ai nuk doli, kështu që unë shkova vetë dhe e largova prej tij. Loja pastaj përfundoi 2-0 për ne dhe ai nuk mund të më thoshte asgjë”, ka thënë Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/