E trishtë/ Situata del nga kontrolli në Kosovë, dy lojtarët e akademisë së Ballkanit dalin me COVID-19

Situata e Koronavirusit ka dalë nga kontrolli në Kosovë dhe numrat po vazhdojnë që të shtohen në çdo ditë. Për këtë arsye po ndërrmeren të njëjta masa si në Shqipëri, ku do të lejohet lëvizja vetëm për 90 minuta.

Këtë herë është ekipi kryesues i Ballkanit, që njofton një lajm të trishtë. Kështu dy pjestarë të akademisë së tyre, vëllezërit Kolgeci kanë dalë pozitiv me COVID-19. Një prekje kjo në një moshë shumë të vogël që e rrit edhe më tepër ankthin, por kjo sfidë do të tejkalohet dhe për këtë arsye kanë mbështetjen maksimale të gjithë ambientit në Kosovë. /Sport Ekspres/