Mario Baloteli është një nga ata futbollistë që në karrierën e tij është përfolur më tepër për sjelljen e tij jashtë fushe se sa për atë çfarë ka dhënë në lojë. Shpesh i cilësuar si një i pabindur dhe i çmendur, duke përfunduar gjithnjë në faqet e para të gazetave për këtë fakt. E madje të shumtë janë ata që memdojnë se karriera e sulmuesit Italian do të ishte shumë herë më e suksesshme nëse nuk do të sillej në mënyrën që ai di të sillet.
Por Baloteli duket se ka një mendim krejt tjetër në lidhje me këtë çështje, duke mos e pranuar se ka bërë gabim në të shkuarën. Në një interivstë në “Instagram” me Henry, “Supermario” tregon se thjesht ka qenë i ri dhe veprimet e tij i bënte çdo njeri i moshës së tij. Ndërkohë në thekson gjithashtu se taktikat në futboll kanë qenë pikat e dobta të tij dhe që vazhdon ende t’i përmirësojë.
“A vazhdoj të jem i çmendur? Unë nuk kam qenë i tillë as më pare. Kur je 16-17 vjeç do të bësh gjëra që bëjnë të gjithë adoleshentët. Ju nuk jeni plotësisht një burrë, por një djalë. Në futboll ka pritshmëri, rregulla, duhet t’i respektoni. Unë kam qenë i respektueshëm, por të gjithë fillojnë të flasin kur del me vajza … Duhet të rriteni shpejt. Të gjithë ata thanë “Mario e bën këtë”, por çdo bashkëmoshatar i imi do të bënte të njëjtën gjë.
Sa i përket pjesëve ku duhet të përmirësohem janë taktikat. Kurrë nuk kam qenë i mirë aty. Unë jam ende duke u përmirësuar, por kurrë nuk ka qenë pika ime e fortë. Ndërkaq ai që më ka befasuar më shumë është Tevez. Mënyra se si punon, se si bën presion, ai ishte një sulmues, por edhe një mbrojtës, i jashtëzakonshëm”, ka thënë Baloteli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/