Breshia hap kartat e merkatos, Cellino: Më pëlqen Lautaro Martinez, por mund të përballoj Bonaventurën

Megjithëse kalendari i futbollit është ç’organizuar prej pandemisë Covid-19, klubet vijojnë të mendojnë për merkaton e ardhshme. Një nga emrat më të lakuar në Serie A është edhe Tonali i Breshias. Mesfushori shihet si pasardhësi i denjë i legjendës Pirlo dhe kjo për shkak të mënyrës së tij të të luajturit si dhe pamjes fizike. E ardhmja e tij me siguri do të jetë në një tjetër skaudër sezonin e ardhshëm dhe këtë nuk e mohon as presidenti Celino. Ky i fundit në një intervistë për “Tuttosport” tregon se do të donte ta shihte me fanellën e Romës ose Napolit, por që sipas tij nuk ka për të ndodhur. Juventusi dhe Interi i janë qepur nga pas e nuk kanë ndërmend ta lëshojnë talentin Italian.

Ndërkohë, kreu i Breshias nuk ka prekur vetëm çështjen e daljeve nga klubi i tij, por edhe atë të lojtarëve që mund të hyjnë në organikën se skuadrës. E dëshira më e madhe e tij në merkato ka të njëjtin emër me atë të Barcelonës, Lautaro Martinez. Megjithatë Cellino është me këmbë në tokë dhe e pranon hapur se nuk mund ta përballojë këtë lëvizje, por mund t’i hedhë sytë te Bonaventura që po i mbaron kontrata me Milanin.

“Tonali është një djalë i ftohtë nga veriu, por përbrenda është i ndjeshëm. Prandaj, meqë jam romantik, do të doja ta shihja te Roma ose Napoli, por kjo nuk do të ndodhë. Pas tij janë Juventusi dhe Interi.

Ai i cili më pëlqen por nuk e përballoj dot është Lautaro Martinez i Interit. Ai që më pëlqen dhe mund ta përballojë? Është Giacomo Bonaventura, i cili është në fund të kontratës së tij me Milanin”, ka thënë presidenti i Breshias, Cellino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/