Prej kohësh mediat kanë folur se Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë në një lidhje. Në fakt kjo nuk është pranuar ende nga të dy personazhet e njohura, por në këtë rast fjalët janë të tepërta. Gjithmonë fotografitë në udhëtime të njëjta bëhen nga ana e Grezdës dhe Marashit, ndërsa edhe karantinën po e kalojnë së bashku.
Në ditën e sotme Grezda feston 25-vjetorin, ndërsa si dhuratë nuk mund të mungonte një ëmbëlsirë për lojtarin shqiptar, e përgatitur nga vetë dora e Oriola Marashit. Karantinë, datëlindja dhe me bukuroshen e njohur shqiptare, padyshim një izolim të tillë do e kishin të gjithë zili… /Sport Ekspres/

