Dhimbje e dyfishtë, Armand Duka: Nuk arrita ta përcjell mamin, ka edukuar në 40 vite arsimi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është duke përjetuar një dhimbje të madhe, teksa nënë e tij ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare. Padyshim që një humbja e një njeriu kaq të shtrenjtë nuk është aspak e lehtë, por situata aktuale e bën këtë dhimbje të dyfishtë. Kjo për faktin se për shkak të masave të marra ndaj pandemisë Covid-19, që ka goditur vendin tonë prej gati një muaji, familjarët nuk e kanë të mundur ta përcjellin njeriun e tyre në banesën e fundit sipas zakoneve, të cilat vetë Duka shprehet se do të dëshironte shumë t’i respektonte.

Vetë kreu i FSHF-së ka reaguar në rrjetin e tij social, duke shprehur falenderimet e tij për të gjithë ata persona që i kanë shprehur ngushëllimet e tyre në këto momente të vështira. Ndërkohë Duka dëshiron që kjo situatë tejet e vështirë të kalojë një herë e më parë, në mënyrë që të ketë mundësinë të përkujtojë sërish nën e tij, e cila ka thënë një kontribut të madh gjatë jetës së saj duke edukuar breza të shumtë për 40 vite me radhë në arsim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/