Nga Klaudio Ndreca
Gjithmonë e ka parë Romagnolin si idhullin e tij dhe mbrojtësin më të mirë që ekziston, por papritur do të kthehej vetë në një nga mbrojtësit më të madh të të gjitha kohërave dhe ku vetë Romagnoli do ta kishte idhull. Një rast i çuditshëm, por e tillë është koha që jetojmë.
Po flasim për një doktor në Itali, që është në vijën e parë të zjarrit në luftën me Koronavirusin. Detyra e tij është që të shpëtojë sa më shumë jetë në vendin fqinj që është një nga më të prekurit nga pandemia.
Mbrapa veshjes së tij mban të shënuar numrin “13” dhe emrin e Romagnolit, për të treguar gjithë dashurinë e tij. Ky gjest prekës ka marrë edhe kundërpërgjigjen e mbrojtësit të Milanit, që shprehet se doktorët janë idhulli i tij në këtë moment dhe se kjo ishte dhurata më e bukur që kishte marrë. /Sport Ekspres/