Napoli e gjen biznesin! Jep Elseid Hysaj dhe pak para, do të marrë Cengiz Under dhe mbrojtësin e Romës

Nga Klaudio Ndreca

Napoli e ka gjetur biznesin e ri dhe marrëveshjen sa i përket Elseid Hysaj. Kontaktet po vazhdojnë me Romën për të marrë mbrojtësin shqiptar, ndërsa në qendër të idesë është që te merren dy lojtarë nga kryeqytetasit.

Fillimisht për të prurë mbrojtësin Karsdorp që do të huazohej te Feynord, por te holandezët nuk do të shkonte aspak mirë aventura për shkakun e dëmtimit. Gjithashtu do të ishte zëvendësuesi ideal i Di Lorenzos, pasi ky i fundit e ka të sigurtë vendin e titullarit në krahun e djathtë të Napolit.

Ndërkohë Gatuso dëshiron edhe Cengiz Under. Ylli turk nuk e gjen dot hapësirën e nevojshme me trajnerin Fonesca, që kërkon të tjetër lojtarë për të interpretuar lojën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, nuk përjashtohet mundësia që Napoli të ofrojë Hysajn dhe pak para, për të siguruar 2 lojtarët e Romës. Ndërkohë vlera në treg e Karsdorp shkon në 3 milionë euro, ndërsa ajo e Under në 24 milionë euro. /Sport Ekspres/